“LAJMI I FUNDIT / “Tiranë Polici i Bashkisë dhunon shefin në zyrë, arrestohet 34-vjeçari

Data

Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një punonjës i Policisë Bashkiake ka dhunuar shefin e tij brenda ambienteve të punës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një efektiv 34-vjeçar me inicialet E.S. është konfliktuar me eprorin e tij dhe më pas e ka goditur atë në zyrë. Pas kallëzimit të bërë nga shefi, policia ka ndërhyrë duke arrestuar 34-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Bashkiake, i cili akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Në njoftimin e policisë thuhet se 34-vjeçari ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin me inicialet A.Xh., brenda ambienteve të punës.

Autoritetet po vijojnë procedurat hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related