Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në zonën e Forli në Itali, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi gjatë fundjavës, kur viktima, i cili ishte duke lëvizur me skuter, u përplas nga një makinë.
Viktima, i moshës 30 vjeçare, la pas një fëmijë 6-vjeçar, duke lënë pas një zbrazëti të madhe në jetën e familjes së tij. Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës.
