Kushtetuesja shtyn vendimin për Ballukun: Seanca zhvendoset më 12 dhjetor, “çështje me kompleksitet të lartë”

Data

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë seancën për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, një masë e vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit. Seanca që ishte planifikuar të mbahej më 4 dhjetor, do të zhvillohet tani më 12 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, shtyrja është bërë për shkak të:

  • kompleksitetit të çështjes,
  • volumit të lartë të materialeve shoqëruese,
  • agjendës së ngarkuar të gjykatës,
  • dhe kërkesës së disa prej anëtarëve të saj.

Gjykata njofton se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të komunikohet në faqen zyrtare pas mbledhjes së 12 dhjetorit.

Pezullimi i Ballukut dhe efekti politik

Belinda Balluku u pezullua nga detyra, i’u bllokua pasaporta dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në dy procedura publike me vlerë totale mbi 210 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur pezullimin “precedent të rrezikshëm” dhe ka intensifikuar presionin publik që Gjykata Kushtetuese të pranojë ankesën e qeverisë, duke argumentuar se vendimi pengon funksionimin e ekzekutivit.

“Nëse pezullimi i një ministri legjitimohet, do të krijohet një precedent i panjohur në Europë, që rrezikon balancat institucionale dhe stabilitetin politik,” – tha Rama më herët në një video-mesazh.

Ai shtoi se vendimi ka bllokuar 36 akte të ministres, përfshirë 18 akte të rindërtimit, dhe madje ka pezulluar ecurinë e marrëveshjes dypalëshe për fluturimet transatlantike me Kanadanë.

Akuzat e SPAK: Paracaktim fituesish në dy tendera të mëdhenj

SPAK akuzon Ballukun se ka ndërhyrë dhe drejtuar personalisht procedurat e:

1. Tenderit për Tunelin e Llogarasë

  • Fond limit: 18.9 miliardë lekë
  • Sipas prokurorisë, fituesi është paracaktuar përmes privilegjeve të padrejta në bashkëpunim me zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe anëtarë të KVO-së.

2. Tenderit për Lotin 4 të Unazës së Jashtme Tiranë (2021)

  • Fond limit: 2 miliardë lekë
  • SPAK thotë se edhe në këtë rast është ndjekur një procedurë e paracaktuar në favor të operatorëve fitues.

Të pandehur të tjerë përfshihen ish-drejtorët e ARRSH-së dhe specialistë të ministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related