Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare herë pas here. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, mjegulla do të jetë e pranishme kryesisht në zonat luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.
Temperaturat do të shënojnë vlera të ulëta, me minimumet që në disa zona malore zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa gjatë mesditës pritet një rritje e lehtë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, pa krijuar shqetësime të ndjeshme.
Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.
