Kush janë aleatët e Berishës? Lista e plotë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Meta ndër më të privilegjuarit

Data

Demokratët ruajtën “traditën” e minutave të fundit, për të dorëzuar në limitin e kohës kërkesën për koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” që do të drejtohet nga selia blu e Sali Berishës e që ka në përbërje 25 parti të vogla, u mbajt peng deri në fund nga negociatat e vështira me Shpëtim Idrizin, të cilit do t’i jepet një mandat në listë të mbyllur, përkundrejt dëshirës së tij për 2 deputetë të sigurt.

Më i përkëdheluri i koalicionit është Ilir Meta, logoja e të cilit ka 4 vende të sigurta në parlament sipas marrëveshjes. Aleatët e tjerë të vegjël do të qëndrojnë në kuotën e 1 mandati të sigurt për Mediun, Dulen dhe PAA e Agron Dukës duke çuar në 8 numrin e mandateve të deputetëve që i falen aleatëve, por të gjithë do të kenë mundësi të fusin në lista të hapura kandidatë.

Krahas aleatëve tradicionalë thuajse të njëjtët edhe të zgjedhjeve të shkuara, ku sërish çamët e grekët do të jenë në të njëjtën ombrellë, për aleancën për “Shqipërinë Madhështore” Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën, ky fundit i njohur për deklaratën e tij të famshme në foltoren e Kuvendit më 2020 kur deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë whisky sesa ujë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related