Fenomeni gjeologjik që do ndryshojë planetin: Dy kontinente janë në kurs përplasjeje

Data

Australia po i afrohet Azisë me shtatë centimetra çdo vit dhe ekspertët po flasin për një “përplasje” të ardhshme që do të ndryshojë botën.

“Pavarësisht nëse duam apo jo, kontinenti australian do të përplaset me Azinë në një moment”, tha profesori Zheng-Xiang Li i Universitetit Curtin në Perth, Australi, në vitin 2009.

Australia po lëviz vazhdimisht me një shpejtësi prej shtatë centimetrash në vit , gjë që do të çojë në “përplasjen” e saj me Azinë në rreth 20 deri në 30 milionë vjet. Ky ndryshim duket se ka ndodhur tashmë në të kaluarën, kur u nda nga Antarktida 35 milionë vjet më parë.

Që atëherë, ajo ka mbetur në lëvizje, me ritme të ngadalta, që do ta sjellë përfundimisht “në” kontinentin fqinj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related