Marklen Haka, është padyshim një prej personazheve më të përfolur gjatë viteve të fundit, si i përfshirë në grupet kriminale. Tashmëai ndodhet në qeli. I riu nga Nikla, që i shpëtoi herë pas here burgut, pa çka se u dyshua për krime të rënda, duket se këtë herë nuk do e ketë edhe aq të lehtë. Përveç prangave, ai u kishte shpëtuar edhe plumbave, në të paktën dy atentate serioze të organizuara ndaj tij. Ndërsa sot, 33-vjeçari nga Nikla nuk konsiderohet një i arrestuar i zakonshëm, por një “thesar” në duart e Prokurorisë së Posaçme, që e kishte shpallur në kërkim që prej muajit maj. Pak para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e aleancave të 7 grupeve kriminale që synonin eliminimin e njëri-tjetrit, Marklen Haka ndodhej nëDubai. Disa ditë para se SPAK të finalizonte operacionin, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, informuan Tiranën se ai ishte larguar dhe ndodhej nëShqiperi.
Ajo çfarë ra në sy në dosjen e fundit të SPAK, ku u zbuluan planet që grupet kriminale thurnin në SKY për vrasjen e ErvisMartinajt, Durim Bamit apo edhe të Arben Ndokës, ishte roli i dyfishtë i Marklen Hakës. Hetimet zbuluan se ai komunikonte vazhdimisht me EmiljanoShullazin në burg, të cilin e informonte për lëvizjet e Durim Bamit, që në fakt është edhe kushëriri i tij, duke e ditur që po synonin ta vrisnin. Nga ana tjetër bashkëpunonte edhe me Bamin për palën kundërshtare.
