Një qeveri e re është formuar në Holandë, ku kabineti i pakicës u betua para Mbretit dhe nisi punën zyrtarisht. Kryeministër i ri u zgjodh 38-vjeçari Rob Jetten, duke u bërë udhëheqësi më i ri në historinë e vendit.
Jetten drejton partinë progresiste D66 dhe fitoi një rezultat surprises në zgjedhjet kombëtare të 22 tetorit, duke mundur ngushtë partinë e ekstremit të djathtë. Koalicioni i ri përbëhet nga tre forca politike: progresistët e D66, liberalët e VVD dhe demokratët e krishterë të CDA-s.
Qeveria e re mban vetëm 66 nga 150 vendet në parlament, gjë që do të kërkojë mbështetje nga partitë e tjera për miratimin e çdo ligji. Ceremonia e betimit u zhvillua në një sallë historike pranë Hagës dhe Jetten e cilësoi detyrën “një nder të madh”. Ai ka konfirmuar se Holanda do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të forcojë investimet në forcat e armatosura, ndërsa përballet me sfida të pasigurta gjeopolitike.
