Kush do të fundoset nga “Sky Ecc”, Altin Dumani takohet me kryeprokurorin holandez, a do të sjellë në Tiranë kreu…

Data

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) Altin Dumani ndodhet në Holandë në kuadër të një konference ndërkombëtare mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, një event i organizuar nga autoritetet holandeze, ku marrin pjesë prokurorë nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore. Në këtë kontekst, ambasada holandeze në Tiranë ka publikuar dje  një deklaratë ku nënvizon rëndësinë e këtij takimi, duke theksuar përkushtimin e Holandës për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.”Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje. Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë.

Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel. Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta. Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Megjithatë, përtej deklaratave formale, mbetet për t’u parë nëse ky takim do të sjellë në Tiranë informacione të reja dhe të dobishme për hetimet që po zhvillohen në Shqipëri nga SPAK, siç janë përgjimet SKY, pasi Holanda është një nga shtetet që ka qindra faqe ku dalin biseda të kriminelëve dhe emra zyrtarësh të korruptuar në vendin tonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related