Kush do të drejtojë fushatën në Elbasan pas burgosjes së Salianjit? Ja si përgjigjet Berisha: I deleguari i nderit…

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.

Ndërsa përsëriti ftesën ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës kombëtare të PD-së më 6 Tetor

“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji, jam i bindur se ky akt, guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

Ju ftoj me datën 6 të gjithë në protestë të tregojnë fuqinë e pamposhtur, ti tregojmë Shqipërisë dhe botës se është radha jonë o sot o kurrë”, tha Berisha në konferencë me gazetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related