Kurti: “Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”

Data

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka “disa dallime” në qëndrimet me Shtetet e Bashkuara, por ka bërë të qartë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Ai është shprehur kështu gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë, duke u përqëndruar te pezullimi i dialogut strategjik që SHBA-ja njoftoi javën e kaluar. 

Kurti tha se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik, dhe jo për ndërprerje të dialogut vetë ose të komunikimit të rregullt që tashmë ekziston mes Kosovës dhe SHBA-së. Ai theksoi se dallimet lidhen kryesisht me diplomacinë, sidomos qëndrimet ndaj Serbisë dhe veprimet kundër strukturave që ai i quan ilegale. 

Kurse në fusha të tjera të bashkëpunimit ai tha se ka ecje përpara. Sipas tij, bashkëpunimi ushtarak është duke vijuar normalisht, ndërsa në aspektin ekonomik dhe të zhvillimit janë ndërmarrë hapa konkretë — si heqja e tarifës prej 10% për disa produkte amerikane dhe vijimi i programeve të mbështetjes nga SHBA. 

Kurti gjithashtu kritikoi opozitën për “teprim në interpretim negativ” të raportit me SHBA-në, duke thënë se disa nga deklaratat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se qytetarët duhet të informohen drejtë. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related