Kulla e Dervish Aliut në restaurim, projekti i hartuar nga DRTK Vlorë dhe miratuar nga KKTKM

Data

Kullat e Dervish Aliut monument kulture i kategorisë së parë është në një proces restaurimi. Ky objekt, i cili ndodhte në Dukat të Vlorës ka një projekt që është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratuar nga KKTKM. DRTK Vlorë shprehet se kulla monument kulture është pjesë e paketës së mirëmbajtjes për këtë vit. “Vazhdojnë punimet e restaurimit / konsolidimit, në objektin Monument Kulture Kat. I-rë, “Kullat e Dervish Aliut”, objekt, i cili ndodhet në fshatin Dukat, Bashkia Vlorë, si dhe është pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2024”, thuhej gjatë këtyre ditëve nga DRTK Vlorë.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve restaurimit / konsolidimit, konsiston kryesisht në ndërhyrjet si më poshtë: Çati me tjegulla vendi + karton katrama; vendosje tavan dërrase i thjeshtë; strehë çatie me tjegulla vendi; dysheme me dërrasa, me trarë dhe listela; konsolidim i muraturës me metodën e injektimit dhe nëpërmjet fugatimit të llaçit; vendosje dyer, dritare dhe kapak druri; suvatime të brendshme me llaç gëlqere; punime elektrike; ndërtim shkallë druri; etj. Sipas DRTK Vlorë këto ditë punimet e restaurimit janë fokusuar në çatinë e objektit, ku më pas, do vijohet me punimet e tjera të parashikuara në projektin e miratuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related