Në qytetin e Kukësit u mbajt Sfida e Kodimit, një aktivitet i veçantë që bashkoi nxënësit e 10 shkollave të rajonit, organizuar ne kuader te Programit ‘Rruge Alternative’, qe Keshilli Britanik me mbështetjen e Ambasadës Britanike po zhvillon në Veriun e Shqipërisë.
Belinda, nxënëse e shkollës “Bajram Curri”, fituese e konkursit të kodimit në Kukës, së bashku me grupin e saj të koduesve realizuan projektin ‘Koshi Inteligjent’, i dizajnuar për të reduktuar ndotjen. Udhëtimi i saj tregon se me imagjinatë, dhe trajnimin e duhur në fushën e teknologjise mund të trajtohen problemet që shqetësojnë komunitetin
“Jam shumë e lumtur për këtë përvojë! Sidomos koha kur kodova me shoqet dhe shokët e klasës ishte fantastike. Produkti ynë sjell një risi për mbrojtjen e ambientit dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për menaxhimin e mbetjeve!”
Një tjetër projekt isynonte të ndërgjegjësonte Kryeministrin Edi Rama për rëndësinë e rihapjes së aeroportit të Kukësit, që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe në punësimin e të rinjve në këtë rajon.
Përfaqësuesi i Ambasadës Britanike në Shqipëri, Nathan Dan u shpres se :
“Qëllimi i këtij projekti është të sjellë teknologjinë në shkollat e Veriut të Shqipërisë. Nxënësit janë pajisur me pajisje micro:bits dhe po mësojnë se si t’i programojnë ato, duke menduar për mjedisin dhe mënyrat si ta mbrojne atë, ndërsa mësojnë të përdorin teknologjinë”.
Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council për Ballkanin Perendimor tregoi më shumë mbi punën që po bëhet me shkollat e Kukësit, me ndihmëm edhe të trajnerëve nga Agjencitë e Ministrisë së Arsimit:
“Prej një viti po punojmë me shkollat për të fuqizuar nxënësit me aftësi teknologjike dhe përt’i ndihmuar ata të gjejnë zgjidhje për problemet lokale.”
