Kujdes: Nga sot, ndalohen skuterat elektrikë

Data

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, të njohura gjithashtu si skuterët elektrikë. Lajmin e bëri të ditur ministrja Albana Koçiu, e cila prezantoi rregullat e reja për sigurinë publike lidhur me përdorimin e këtyre mjeteve.

Ministrja Koçiu deklaroi se “kemi marrë shumë ankesa nga qytetarët lidhur me rrezikun që këto mjete paraqesin, sidomos për të miturit dhe personat e moshuar, si dhe për vetë përdoruesit e monopatinave. Të dhënat e Policisë së Shtetit konfirmojnë këtë problem në rritje”.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të ndalojë qarkullimin e monopatinave në rrugë. Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si mundësi biznesi për dhënien me qira ditore: mos investoni në këtë aktivitet. Pas përfundimit të procesit të rregullimit ligjor, përdorimi i këtyre mjeteve do të lejohet vetëm për përdorim personal.

Ne po hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë, që do të përcaktojnë një herë e përgjithmonë korsitë dhe hapësirat ku monopatinat mund të përdoren, kriteret për moshën e përdoruesit, si dhe masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar. Deri në krijimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që përballet me këtë situatë: Franca, Italia, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike, duke bllokuar përdorimin e monopatinave, pjesërisht ose përfundimisht,” përfundoi ministrja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related