Kryesia vendos: Protesta kombëtare e PD-së më 24 janar

Data

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me protestën e radhës. Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 24 janar.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë, ku u diskutua konkretisht data dhe organizimi i protestës. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Osman Stafa, duke e bërë zyrtare atë që ishte paralajmëruar edhe më herët.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Sali Berisha kishte deklaruar se protesta do të zhvillohej para datës 20 shkurt, ndërsa tashmë është vendosur që mobilizimi kombëtar të mbahet më 24 janar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related