I konsideruar dikur si një reformator i afërt me Perëndimin, Sergei Kiriyenko është transformuar gradualisht, sipas një hetimi të New York Times, në teknokratin që e përkthen vizionin e Vladimir Putinit në veprim. Një figurë qendrore në strukturën e pushtetit të Kremlinit, Kiriyenko ka konsoliduar autoritetin e presidentit rus, veçanërisht pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Pavarësisht titullit të tij formal si zëvendësshef i parë i shtabit, gjatë tre viteve të fundit ai ka orkestruar çdo aspekt politik të konfliktit: nga shtypja e mospajtimit të brendshëm deri te forcimi i kontrollit shtetëror mbi internetin, nga futja e narrativës së Putinit në kurrikulat shkollore deri te menaxhimi i propagandës në territoret e pushtuara ukrainase. Në këtë kontekst, Kiriyenko është bërë njeriu i kontaktit i Moskës në zonat e pushtuara, duke koordinuar konsultimet, të konsideruara të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi, përmes të cilave Kremlini deklaroi se popullsia lokale do të zgjidhte të bashkohej me Federatën Ruse.
Represioni, propaganda dhe kontrolli, kush është Sergei Kiriyenko, “arkitekti i pushtetit” të Putinit
Data
