“Kryeministri do të jetë më shumë në SPAK sesa në zyrën e tij”/ Çollaku: Brenda muajit në Prokurorinë e Posaçme për çështjen McGonigal

Data

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku deklaroi se brenda një kohe shumë të shkurtër kryeministri Edi Rama pritet të thirret nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me çështjen McGonigal, ish-zyrtarin e FBI-së të akuzuar për korrupsion.

I ftuar në një studio televizive, Çollaku tha se zhvillime të rëndësishme priten që brenda këtij muaji dhe se hetimet e SPAK do të prekin edhe zyrtarë të lartë të mazhorancës.

“Pres zhvillime të tjera brenda këtij muaji. Janë çështje që prekin mazhorancën. Një prej tyre është dosja McGonigal. Brenda këtij muaji do të shkojnë në SPAK disa zyrtarë, mes tyre edhe kryeministri i vendit. Kryeministri do të jetë më shumë në SPAK sesa në zyrën e tij,” u shpreh Çollaku.

Ai shtoi se në Prokurorinë e Posaçme ndodhen disa dosje që presin të hetohen dhe që sipas tij do të sjellin tronditje politike.

Gjatë diskutimit, Çollaku u ndal edhe te situata brenda Partisë Demokratike dhe debatet e brendshme. Ai theksoi se PD ka nevojë për hapje reale dhe vendimmarrje përmes votës.

“Duhet të ketë hapje të brendshme në PD. Ndryshimet duhet të kalojnë përmes votës dhe jo të imponohen. Partia duhet të shkojë te emrat, jo emrat te partia. Nuk duhen poste të dhuruara,” tha ai.

Sipas Çollakut, e gjithë shoqëria shqiptare është në thelb opozitare dhe nëse opozita arrin të marrë besimin e qytetarëve, vota do të zgjerohet natyrshëm.

Ai vlerësoi debatet e brendshme si të shëndetshme dhe theksoi se shumicë politike nuk ndërtohet përmes sulmeve dhe linçimeve, por përmes besimit dhe procesit demokratik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related