Kryeministër, kloni del më i keq se kllouni!

Data

Edi Rama po përpiqet të klonojë vetveten, të prodhojë një kopje tjetër, ta shfaqë e shesë jashtë vendit në 4D, duke tentuar ta mbivendosë me Ramën e brendshëm.

Pas atleteve, brekusheve, barcoletave alla mejhane e karagjozllëqeve, të cilat nuk është se pinë ujë, ai ka braktisur kllounin dhe tenton klonin. Natyrisht në funksion të parasë.

Përpjekja e tij pas shpartallimit mediatik ndërkombëtar, ku etiketa e paheqshme është regjim narkotrafik, drejtuar prej tij, është orientuar te marrëveshjet e mëdha të propagandës

Dje kreu i qeverisë e kishte mbytur informacionin dhe opinionin publik vendas e të huaj, me tre ngjarje ku ai ishte vëmendja direkt dhe indirekt. Në Luksemburg hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE, ku korrupsioni e drejtësia kulmojnë faqen e zezë, nga Italia mbërritën 16 emigrantët e parë bangladeshas e egjyptianë, pas marrëveshjes me kryeministren italiane Giorgia Melonin dhe caktoi gjykatësen, një Irenë tjetër afërmendsh, për dosjen e Berisha-Malltezi, me 333 fashikuj, afërisht mbi 200 romane, pikërisht datën e tij të lindjes, 15 tetor.

Tentativa për të bombarduar diasporën me imazh të një shtetari zemër-këputur për hallet e shqiptarisë, është dredhi e djallëzi, për më tepër kur ke dërguar sejmen andej Taulant Ballën, me jo pak dosje të rënda të përmendur.

Nuk la pas dore as ndihmesën ndërtimore për partitë e reja opozitare të sapolindura. Edhe ata kanë datëlindje pallatesh në qendër të kryeqytetit.

Rama është i njëjti pushtetar servil dhe i kapur, i vetëofruar gjithkujt, Italisë, Anglisë, Gjermanisë, USA-s më herët, për ta bërë Shqipërinë një hale botërore, mbetjesh të çdo lloji. Ujgurë, muxhahedinë, afganë, afrikanë do të jenë fatkeqësisht shqiptarët bronxato nesër.

Njëherësh ka nisur presionin ndaj administratës për të kaparuar, për çdo të punësuar, pesë persona familjarë jashtë vendit, si votues të tij, se këtu janë patronazhuar dhunshëm me kohë. Shqiptarët e larguar nuk i lë të qetë as në ekzil.

Ky qeverisës, ku oficerë policie, drejtësie, qeverie, janë azilantë në Evropë apo USA, nga pasiguria fizike, juridike, ekonomike, prodhuar nga ky autocrat.

Zhurma për një shtet bektashi, si një oaz fiskal apo penal, për të destinuar ato 2 milionë euro për kokë, pa çarë kokë se si dhe nga vijnë, gri e më tepër, është një tjetër vaj likuiditeti ndërkombëtar, ku përfshihen edhe ndërkombëtarët diplomatë bashkë me xhepat e llogaritë offshorë. Ata duhen denoncuar emër për emër. Ku janë përfshirë në tendera e në pagesa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related