Lulzim Basha, ka reaguar ndaj një lajmi të përhapur në media që raportonte se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Basha ka theksuar se lajmi është i pavërtetë dhe ka siguruar publikun se është gjalllë e mirë.
Reagim i kryetarit të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha:
Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
