Krisje mes Trump dhe Zelenskyt? Presidenti amerikan: Bisedimet me Putin shkuan mirë, por…

Data

Donald Trump ka rikthyer polemikat me deklaratat e tij mbi marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën. Ai u shpreh se ka pasur marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin, por jo me Volodymyr Zelenskyn, duke shtuar përçarjen mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Në prag të përvjetorit të tretë të agresionit rus, liderët e BE-së Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa pritet të vizitojnë Kievin. Ndërkohë, raportimet nga inteligjenca ukrainase sugjerojnë se Putin synon të shpallë një fitore ndaj Ukrainës dhe NATO-s, gjë që ka alarmuar aleatët perëndimorë.

Presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet të ndikojë Trumpin, duke paralajmëruar se një qëndrim i butë ndaj Moskës do të ishte sinjal i gabuar për Kinën. Por Trump ka refuzuar këto shqetësime, duke thënë për Macronin: “Ai është një tip i këndshëm, por nuk ka bërë asgjë për të ndaluar luftën”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related