Krimin*lë elektoralë’, Berisha: Lubi Balluku, Ervin Demo dhe Emiriana Sako janë abuzuesit kryesorë me tenderat

Data

Kyetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se Ervin Demo një kriminel elektoral, meriton heqjen e menjëhershme të mandatit. Berisha tha se rast pas rasti janë rreshtuara abuzime me tenderat elektronikë për përfitime elektorale nga secili person, sipas tij duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryetarët e bashkive. Sipas tij, në krye të tyre janë Ervin Demo dhe Emirjana Sako.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rast pas rasti janë të rreshtuara abuzimi me tenderat elektronikë për përfitime elektorale nga secili person, duke marrë parasysh para së gjithash, Edi Ramën, kreun e organizatës kriminale, ministrat dhe në krye të tyre Lubi Ballukun, kryetarët e bashkive. Natyrisht në krye të tyre janë Ervin Demo dhe Emiljana Sako, ose Vangjush Dako me pantallona. Janar 2025, në periudhën e ndaluar që të ndikohet, Edi Rama me 13 janar promovon projektin e Unazës së Durrësit. Bashkia Durrës projekt me vlerë mbi 50 mln euro. Me 16 janar Edi Rama promovon spitalin e ri kirurgjikal të QSUT-së. Edhe ky me vlerë rreth 30 mln euro. Më 20 Janar 2025, Edi Rama promovon ndërtimit të Autostradës, korridori Tiranë-Durrës me vlerë 290 mln euro. Më 21 Janar 2025, Edi Rama promovon rindërtimin e konviktit të shkollës “Prenk Jakova”, Shkodër. Dhe me 26 Janar 2025 punimet në Urën e Bilçës, propagandë infrastrukturore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related