Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar denoncimet e tij për zgjedhjet e 11 majit.
Në videon e radhës të paraqitur në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha thekson se kemi të bëjmë me komisionerët që votojnë për qytetarët në qendrat e votimit.
“Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe. Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera. Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri. Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri. Është e njëjta qendër votimi. Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton. Komisionieri terrorist elektoral. Është zona e kartelit të Suel Çelës. 2285, mos gabohem, është qendra e votimit. Detyra e tij është vetëm të palosë fletën e votimit.
Prapë, komisioneri…
Unë thashë kam marrë disa, po mund t’u sillja këtu me qindra. Vetëm nga një qendër ë, se është e lehtë të diktohet që është e njëjta qendër. Harroi ta përqafonte…
