Krim i rëndë në Podgoricë, arrestohet 25-vjeçari për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë dhe mikut të tyre

Data

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Podgoricë, ku tre të rinj janë vrarë brenda një apartamenti me qira në lagjen Stari Aerodrom. Autoritetet kanë arrestuar 25-vjeçarin Vehid Murić, i cili dyshohet se është autori i krimit.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Denis Hot dhe Nezrin Hot, përkatësisht 28 dhe 35 vjeç, si dhe Kenan Miraljemović. Të katër të rinjtë jetonin së bashku në të njëjtin apartament.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje personale mes tyre, e cila degjeneroi në dhunë fatale. Dyshohet se autori përdori një armë të ftohtë gjatë konfliktit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Pas krimit, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u drejtua për në Rozhaje, ku u paraqit në shtëpinë e familjes së tij. Sipas raportimeve, ai i është drejtuar nënës me fjalë që kanë tronditur opinionin publik, duke pranuar se kishte vrarë tre persona. Nëna e tij më pas ka njoftuar menjëherë policinë, çka çoi në arrestimin e tij.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e konfliktit që përfundoi në këtë tragjedi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related