Gazment Bardhi kundër kalendarit të Kuvendit: Po i bëni seancat joeficente dhe pa debat real

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar kalendarin e punimeve të Kuvendit, duke deklaruar se mënyra si po organizohen seancat parlamentare po pengon zhvillimin e një debati real dhe efektiv.

Gjatë diskutimeve për axhendën parlamentare, Bardhi u shpreh se përfshirja e një numri të madh projektligjesh në të njëjtën seancë e kthen procesin në formal dhe jo funksional për rolin e Kuvendit.

Sipas tij, kalendari i punimeve nuk duhet të funksionojë në mënyrë mekanike, duke kaluar projektligje pa analizë, pa debat dhe pa vëmendjen e nevojshme nga deputetët.

“Po i bëni seancat joeficente. Kalendari nuk duhet të jetë mekanik, duke e mbushur me projektligje që kalojnë pa debat dhe pa vëmendje. Ne duhet të diskutojmë dhe ta bëjmë sa më efektiv diskutimin parlamentar”, deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se opozita është kundër këtij organizimi të punimeve parlamentare dhe kërkoi gjetjen e një formule që garanton më shumë kohë dhe hapësirë për diskutime substantive në sallën e Kuvendit.

Reagimi i Bardhit vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të diskutohen ndryshime në rregullore dhe disa projektligje të tjera të përfshira në kalendarin parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related