Pas disa orësh marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara Kryeministria e Shqipërisë, ku po vazhdojnë tubimin në ditën e 16-të të protestës antiqeveritare.
Sipas raportimeve nga terreni, pjesëmarrësit u rikthyen në bulevard pas itinerarit të marshimit në zona të ndryshme të qytetit, duke u pozicionuar përballë godinës së Kryeministrisë dhe duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
Mes sloganeve më të dëgjuara gjatë mbrëmjes kanë qenë:
- “Rama ik!”
- “Rama jepe dorëheqjen!”
- “Rama në burg, Berisha në burg!”
Protesta është karakterizuar nga marshime, fjalime publike, këngë patriotike dhe pjesëmarrje e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar vazhdimisht se synimi i tyre mbetet dorëheqja e qeverisë dhe mbajtja e protestës në mënyrë paqësore.
Pavarësisht orëve të gjata të qëndrimit në këmbë, protesta ka vijuar edhe në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
