Kreshnik Tërnova paraqitet në GJKKO, emri i anëtarit të Komisioni i Prokurimit Publik përmendet në hetimet për skandalin e AKSHI

Data

Anëtari i Komisioni i Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Emri i Tërnovës është përmendur në hetimet e SPAK lidhur me çështjen e njohur si skandali i AKSHI, ku ai dyshohet për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK, së bashku me biznesmenin Ergys Agasi, në kuadër të hetimeve për procedurat dhe kontratat e lidhura me institucionin e teknologjisë shtetërore.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Kreshnik Tërnova është parë duke dalë nga ambientet e SPAK dhe më pas duke hyrë i vetëm në GJKKO.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyen e paraqitjes së tij apo mbi ndonjë vendim të mundshëm procedural në lidhje me hetimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related