Moti sot stabil dhe me diell në gjithë vendin, ja si luhaten temperaturat

Data

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një mot të kthjellët pothuajse në gjithë vendin.

Pritet që orët me diell të jenë dominuese, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/sek, ndërsa në zonat bregdetare priten herë pas here shtime të lehta të intensitetit.

Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1–3 ballë, çka krijon kushte të mira për lundrim.

Temperaturat e ajrit përgjatë ditës pritet të kenë një rritje të lehtë në mesditë, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja mbeten disi më të freskëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related