Një dokument i publikuar nga qeveria ruse zbulon qartë frikën e Kremlinit në lidhje me marrëdhëniet dhe pritshmëritë e Rusisë në lidhje me vendet ish-sovjetike, në politikat e të cilave ajo deri vonë ka luajtur një rol kyç. Në fakt, raporti ofron një pasqyrë të rrallë se si, nga këndvështrimi i Moskës, pushtimi gati tre-vjeçar i Moskës po ndikon negativisht në lidhjet me aleatët e ngushtë. Zyrtarët rusë, sipas një raporti të zbuluar, siç raportohet nga “Financial Times”, besojnë se presioni perëndimor po pengon përpjekjet e Kremlinit për t’i afruar vendet ish-sovjetike në orbitën e tij dhe për të ndërtuar lidhje më të forta ekonomike me jugun global. Prezantimi i brendshëm u mbajt në një takim strategjik të udhëhequr nga kryeministri rus Mikhail Mishustin në prill të vitit të kaluar dhe analiza pranon dhe thekson drejtpërdrejt se presioni i sanksioneve perëndimore dhe trazirat ekonomike kanë arritur të krijojnë një pykë midis Moskës dhe disa prej partnerëve të saj më të afërt tregtarë. Qeveria ruse ia prezantoi raportin një grupi prej disa dhjetëra zyrtarësh të lartë të qeverisë dhe drejtuesve të lartë në disa prej kompanive më të mëdha shtetërore ruse, sipas faqes së saj të internetit.
Kremlini në panik, Moskën po e braktisin dhe aleatët, ja çfarë zbulon raporti top-sekret i qeverisë
Data
