Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka hequr nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për të qenë e ftuar speciale në këtë organizëm.
Lajmi është konfirmuar nga delegacioni i Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa përfaqësuesja Ariana Musliu Shoshi e cilësoi këtë vendim si një zhvillim të papritur. Sipas saj, shtyrja e kërkesës erdhi pas votimit të bërë me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan.
Ky është një tjetër hap mbrapa për diplomacinë kosovare, që përballet me pengesa në rrugën e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
