Kosova në pritje të shqyrtimit të aplikimit për anëtarësim në BE

Data

Sot janë bërë dy vjet që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian. Ani pse unioni evropian e ka pranuar aplikacionin e Kosovës që nga 15 dhjetori i vitit 2022, të njëjtin ende nuk e ka shqyrtuar. Në Qeverinë e Kosovës presin lëvizje pozitive në marrjen e statusit vend-kandidat nga udhëheqja e re e Bashkimit Evropian dhe presidenca e ardhshme e Polonisë që nga janari i 2025-tës. Mirëpo, në shtetin e Francës, thonë se disa vende të BE-së, nuk janë të bindur se tani është momenti i përshtatshëm për t’i dhënë dritën e gjelbër Kosovës. Sipas vendit kyç të BE-së, Kosova duhet të plotësojë edhe disa kushte politike, siç është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë.

Skeptik se Kosovës do t’i jepet statusi vend-kandidat për anëtarësim në BE janë edhe njohësit e proceseve euro-integruese

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë sipas tij, do ta dëshmojnë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Ai bën të ditur se zëvendëskryeministri Bislimi veçse ka nisur konsultimet me presidencën polake, e cila do të merr kryesimin e Këshillit të BE-së, për gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

“Kosova është gati për këtë, dhe qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës. Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për s në proces. Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë”, thotë ai në një përgjigje për KosovaPress.

Mirëpo, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialogun me Serbinë që t’i bind vendet anëtarë të BE-së, se tani është momenti i duhur që të shqyrtohet aplikacioni i Kosovës.

Sipas tij, një nga kushtet më të rëndësishme politike është që Kosova të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur me Serbinë në vitin 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related