Shembja e digës së hidrocentralit, Ministria e Mbrojtjes: Ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese! Aksi rrugor Bunec-Piqeras është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e baltës

Data

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione mbi situatën pas shembjes së një pjese të digës së hidrocentralit në Bunec.

“Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje”, njofton ministria.

Ndërsa shprehet se në momentin e shembjes diga ka patur rreth 15.000 metra kub ujë dhe nuk ka probleme në njerëz, por vetëm materiale

Raportohet se ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.

diga hidrocentral bunec (2)

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

diga hidrocentral bunec (3)diga hidrocentral bunec (1)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related