“Korrupsioni nuk bëhet më me zarfe,por me ligje”,Teliti shpërthen ndaj qeverisë për Thethin:Manovër e mirëmenduar për..

Data

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, akuzon qeverinë për atë që ai e cilëson si një “manovër të mirëmenduar” për t’i dhuruar pasuritë natyrore dhe tokat publike klientëve të afërt të pushtetit, nën petkun e ligjshmërisë.

I ftuar në  një emision televiziv, Teliti kritikoi ashpër mënyrën si po aplikohet ligji për legalizimin e ndërtimeve në zonat malore, veçanërisht në Theth, duke theksuar se procesi është i ndërtuar për t’u shërbyer ‘miqve dhe shokëve’ të lidhur me qeverinë.

Ai e përshkroi situatën si një skemë klasike ku “korrupsioni nuk bëhet më me zarfe, por me ligje, VKM dhe letra të porositura”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related