Aksident i rëndë në aksin ‘Milot-Morinë’, raportohet për të vdekur

Data

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kukës. Sipas policisë, një 27-vjeçar nga Kosova duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Kukës

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related