Korreshi denoncon sërish ndotjen në Tërbuf: Po helmohemi çdo ditë nga djegia e plehrave dhe gomave

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka vijuar denoncimet publike lidhur me problematikat mjedisore në zonën e Lushnjës dhe Divjakës.

Së fundmi, Korreshi ka ngritur shqetësimin për djegien e mbetjeve në zonën e Tërbufit, duke deklaruar se ndotja po vazhdon dhe se situata është përkeqësuar.

Sipas tij, tymi dhe era e plehrave dhe gomave të djegura kanë pushtuar zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe rrezik për shëndetin publik.

Deputeti demokrat pretendon se problematika është denoncuar edhe më herët, por pavarësisht kësaj aktiviteti vijon.

“Edhe pse e kemi denoncuar më parë, inceneratori në Tërbuf jo vetëm që nuk është ndalur, por ka shtuar edhe kapacitetin. Vazhdojmë të helmohemi çdo ditë nga era e plehrave dhe gomave të djegura”, shkruan Korreshi në reagimin e tij.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos heshtin përballë ndotjes mjedisore.

“Heshtja sot do të thotë më shumë ndotje nesër”, thekson deputeti i PD-së.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me akuzat dhe shqetësimet e ngritura për situatën në zonën e Tërbufit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related