Kontrollet në burgun e Peqinit, Gaxhai mohon alkoolin e gjetur në qeli: Ishte lëng boronice për problemet me veshkat

Data

Kontrollet e zhvilluara në Burgu i Sigurisë së Lartë Peqin kanë çuar në marrjen në pyetje të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gazmend Braka, pas gjetjes së dy shisheve që dyshohet se përmbanin alkool.

Sipas burimeve, gjatë kontrolleve në qeli janë konstatuar dy shishe me përmbajtje që dyshohej të ishte verë dhe uiski. Për këtë arsye, komisioni i disiplinës së burgut ka marrë në pyetje Brakën lidhur me origjinën dhe përmbajtjen e tyre.

Megjithatë, i dënuari ka mohuar që bëhej fjalë për pije alkoolike.

“Nuk është alkool. As uiski dhe as verë, por është lëng boronice dhe unë e përdor se vuaj nga veshkat dhe dua t’i pastroj ato”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Sipas informacioneve, pritet përgjigjja e analizave laboratorike për të përcaktuar zyrtarisht përmbajtjen e lëngut të sekuestruar, ndërsa hetimet po ndiqen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ndërkohë, komisioni disiplinor ka marrë në pyetje edhe dy të dënuar të tjerë, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur dy telefona celularë. Ata kanë pranuar se pajisjet ishin të tyre, por nuk kanë treguar mënyrën se si janë futur në ambientet e burgut.

Prej javësh, institucionet penitenciare në vend po i nënshtrohen kontrolleve intensive për sende të ndaluara, ku rastet më të fundit janë regjistruar edhe në Burgu i Fushë-Krujës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related