Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Irani ishte përgatitur prej vitesh për një skenar të tillë

Data

Eksperti për çështjet e sigurisë, Redion Qiriazi, është shprehur se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po sjell pasoja të shumta politike dhe ekonomike në rajon.

I ftuar në një studio televizive, Qiriazi deklaroi se situata aktuale duket se do të përkeqësohet përpara se të stabilizohet, ndërsa operacionet ushtarake po zgjerohen dhe konflikti për momentin nuk duket se ka ndalesë.

Sipas tij, Irani ka qenë i përgatitur për një skenar të tillë për shumë vite dhe ka zhvilluar një strategji të luftës asimetrike për t’u përballur me kundërshtarët e tij.

“Situata aktuale duket sikur do duhet të përkeqësohet pak në mënyrë që të bëhet më mirë. Ka një zgjerim të operacioneve dhe duket sikur ky konflikt nuk ka ndalesë për momentin”, u shpreh ai.

Qiriazi theksoi se ekziston një disbalancë e madhe në fuqinë ushtarake mes palëve, duke shtuar se SHBA dhe Izraeli dominojnë hapësirën ajrore, ndërsa Irani do të përdorë asetet dhe kapacitetet që ka në dispozicion.

Ai shtoi gjithashtu se Irani ka investuar për dekada në përgatitjen e shoqërisë dhe strukturave të tij për t’u përballur me kërcënime të jashtme.

Sipas ekspertit, strategjia iraniane synon të krijojë presion politik dhe ekonomik ndaj vendeve të Gjirit përmes operacioneve ushtarake dhe tensioneve të kontrolluara në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related