“Lubija e lavazhit”, Berisha sulmon Ballukun për shpenzime luksi: S’ka miliarder që lan makinën me 10 mijë euro në muaj

Data

“Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve”, tha ai.

Berisha: Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve.

Apo të blejnë kopshtin e Edenit 5 milion euro. As Perndori i Japonisë nuk e ka, kam qenë në atë pallat, s’ka as Shtëpia e Bardhë.

Nuk hapë shishja 33 mijë euro, kurrë. Dhe një kryeministër nuk mund ta ketë kurrë, edhe dhuratë t’ja sjellin, nuk mund ta marrë. Këta s’kanë kod e etikë, kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin…

 

Kujtojmë se “Panorama Online”, ka zbuluar pak kohë më parë hapjen e një procedure tenderi të urdhëruar nga Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Energjetikes dhe Infrastrukturës, për larjen e makinës së saj dhe të aparatit të institucionit që drejton.

Në shkresat zyrtarë vihet re se vlera e caktuar për larjen e makinës së zv.kryeministres Balluku është caktuar nën 10 mijë euro.

Në këtë procedurë të çuditshme, ministrja e cila është akuzuar nga  opozita dhe nga Sali Berisha si “Lubia e tenderave”, Belinda Ballaku kërkon që makina me të cilën lëviz, t’i lahet me fshesë me kompresor po ashtu kërkon: “Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçe”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related