Komisioni ‘Xhafaj’, ish-ministri Manjani ironizon deputetin socialist: Do legalizojë ligjet sekrete që ka bërë gati Rama

Data

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, teksa ka komentuar në një program televiziv komisionin antikorrupsion të miratuar me nxitim nga Edi Rama në parlament, tha se me këtë komision, kryeministri kërkon të legalizojë disa ligje që i ka miratuar në mënyrë sekrete dhe askush nuk di gjë, as deputetët, por veç ai dhe disa ekspertë ndërkombëtar.

“Te cila Europë do të trokasim ne.

Fakti që Parlamentit të Shqipërisë i shkon mendja të bëjë ligje sekrete, i ndajnë me ekspertë të huaj dhe askush nuk di asgjë.

Dhe tani këto ligje që do ti fusin tek komisioni ‘Xhafa’ do ti legalizojnë. Në cilin vend të Europës ndodhin këto gjëra.

Për të gjitha këto arsye dhe të tjera që nuk po i përmendim, ne nuk jemi në rrugën e Europës dhe kjo për fat të keq është e vërtetë.

Opozita sot për sot, prej disa vitesh kështu, të paktën që prej vitit 2017, është konsideruar thjeshtë një fasadë, për shkak të numrave në parlament, për shkak të qasjes politike moniste që ka sot shteti shqiptar, opozita thjeshtë është konsideruar si një shtojcë që sa për të thënë kemi një opozitë.

Si dje dhe si sot është e njëjta situatë.

Po të shtojmë këtu edhe veprimet përçarëse në radhët e opozitës, e kanë dobësuar ndjeshëm rolin e opozitës dhe kjo e ka bërë që sado të mençur të ketë në radhët e opozitës, vazhdon të jetë fasadë, kjo është e vërteta.

Jo veç që e injorojnë, por e fusin edhe në vorbullën, jo e mori vulën, jo u dha vendimi. Pra për një veprim banal administrativ kjo çështje i ka dy vite e ca”– tha Manjani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related