“Komisioni Evropian i përgjigjet Berishës: Barazia gjinore është vlerë themelore e BE-së, jo agjendë personale”

Data

Komisioni Evropian ka bërë një reagim zyrtar lidhur me deklaratën e kreu të PD-së, Sali Berisha, i cili tha në Kuvend se ambasadori i BE-së po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.

silvio gonzato- sali berishaLidhur me debatin që u krijua pas deklaratës së Berishës, Komisioni Evropian theksoi se “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të BE-së:

“Këto janë vlera themelore të BE-së dhe të drejta themelore. Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë”, nënvizon Komisioni Evropian.

Reagimi i plotë

Përafrimi me acquis të BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate duhet ta sigurojnë.
Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike, por është një hap thelbësor drejt anëtarësimit në BE.

Siç u theksua edhe nga Komisionerja Kos në postimin e saj në rrjetet sociale dje, “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të BE-së”.
Këto janë vlera themelore të BE-së dhe të drejta themelore. Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë.

Kjo vjen pas rekomandimit në Raportin Vjetor të Komisionit për Shqipërinë për vitin 2025, i cili i bëri thirrje Shqipërisë të sigurojë një nivel të lartë ambicieje dhe është në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane për këtë ligj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related