Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, refuzuan të ulen në tryezën e Fatmir Xhafës, në komisionin parlamentar kundër korrupsionit, por pranuan shkëmbim opoinionesh. Ndërsa Këshilli i Lartë i prokurorisë, mandatoi dy anëtarë si ekspertë pjesëmarrës. Gjatë mbledhjes informale, në fillimjavë, kanë vendosur që të përfaqësohen me Arta Mandro, anetare jo prokurore dhe Vatë Staka, anëtar prokuror. Përveç opozitës, refuzuese të angazhohet në këtë komision janë edhe gjashtë institucione të drejtësisë. Mungojnë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ai i Posaçëm i Apelimit, të cilët kanë nxjerrë nga sistemi 400 prokurorë e gjyqtarë për arsye korruptive e profesionale. Cili nga shumë vendimet e tyre është klasifikuar nga prokuroria dhe gjykatat më pas i drejtë ligjërisht për të larguarit dhe të qëndruarit?!
Mungon gijotina e cila pretendon se ka zbatuar ligjin se bashku me mbikqyrësit ndërkombëtarë. Janë institucione puna e të cilëve nuk është kontrolluar asnjëherë për kushtetuetshmërinë e bërjes së detyrës, ndonëse Strasburgu e ka qortur me vendime cilësinë e parregullsitë juridike të kësaj pune.
A kemi afera koruptive në rivlerësim? A kemi vendime të bëra me qoka financiare dhe sms nga mazhoranca? A ka pasur procese jo të rregullta ligjore? Akuzat janë të shumta.
