KLP cakton 4 dhjetorin për intervistat e kandidatëve për kreun e ri të SPAK: Xholi, Musabelliu, Gokaj dhe Braho para anëtarëve të Këshillit

Data

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.

Burime mediatike bëjnë me dije se kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, duhet të parqiten në orën 10:00 ditën e Enjte të datës 4 Dhjetor në ambjentet e KLP-së për të prezantuar vetveten dhe shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.

Pak kohë më parë KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe se tashmë gjatë muajit Nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional, organizativ dhe përshtatshmërisë së tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related