Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj debatuan ashpër në një studio televizive për dosjen e SPAK mbi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Lala dhe Mehmetaj debatuan për deklarimet e SPAK rreth blerjes së një vile nga ana e zonjës Kryemadhi, por sipas ish-dpeutetes këto janë interpretime dhe jo fakte.
Pjesë nga debat
Klodiana Lala: Prokuroria pretendon që në këmbim të kalimit të ligjit për minierat është premtuar një vilë që më pas nuk është marrë.
Kejdi Mehmetaj: Në atë dosje nuk flitet në një asnjë moment që kjo vilë të jepet në këmbim të ligjit. Nuk ka asnjë.
Klodiana Lala: Ju vini këtu dhe flisni politikisht si në rastin e zotit Berisha dhe në rastin e zotit Meta, nuk uleni të lexoni fare dosjen. Vini këtu.
Kejdi Mehmetaj: Nuk e lexoj se s’do të bëj avokatin.
Klodiana Lala: Nëse do të fillosh të hysh në termat konkretë.
Kejdi Mehmetaj; E kam lexuar atë pjesë.
Klodiana Lala: Jo nuk e ke lexuar se një pjesë e dosjes u shpërnda aty brenda llojit tuaj dhe u hoq kjo pjesë e ligjit korruptiv, pra nga faqja 97-121 mungonte dhe u shpërnda qëllimisht.
Kejdi mehmetaj: Po ku e di ti?
Klodiana Lala: Kam prova për këtë.
Andi Bushati: I kemi lexuar edhe ato 20 faqe.
Klodiana Lala: Në ato 20 faqëshin që mungon dhe janë dhjetëra gazetarë dëshmitarë, mesazhet e shkëmbyera.
Kejdi Mehmetaj: Klodi mos bëj sikur ne nuk dimë të lexojmë.
Klodiana Lala: Unë e kam lexuar kështu.
Kejdi Mehmetaj: Ke dashur ta lexosh kështu, nuk ke lexuar të lexosh të zezën mbi të bardhë. Ti po e interpreton. Në asnjë moment nuk është shkruar kjo. Edhe një herë zoti Meta, çfarë lidhje ka në këtë histori?
