Kryebashkiaku i Libohovës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Data

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, u paraqit këtë të hënë në zyrat e SPAK për t’u njohur me aktet hetimore të organit të akuzës, pas rikthimit të dosjes nga GJKKO për hetime shtesë.

Leonard Hide firmosi dokumentin që e njeh atë me materialet hetimore, ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme të paraqesë së shpejti një kërkesë tjetër në Gjykatën e Shkallës së Parë për të kaluar çështjen në gjykim.

Kryebashkiaku socialist akuzohet nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me kultivimin e parcelave me kanabis, gjatë kohës kur ai mbante postin e shefit të krimeve në Policinë e Gjirokastrës.

Parcelat me kanabis, për të cilat akuzohet Hide dhe disa funksionarë të tjerë lokalë të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të kryebashkiakut dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, ndërsa pritet që gjykata të vendosë për vijimin e procesit ndaj tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related