“Kjo është protesta jonë”/ Qytetarët e Shkodrës nisen drejt Tiranës: Nuk do ta lëmë vendin të shkatërrohet

Data

Qindra qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe revoltën ndaj qeverisjes aktuale.

Protestuesit nga Shkodra u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në këtë protestë, duke e cilësuar atë si një reagim kundër korrupsionit, shkatërrimit të institucioneve dhe shpopullimit të vendit.

Ata theksojnë se kjo nuk është thjesht një protestë politike, por një protestë qytetare, e lindur nga nevoja për të ndalur, sipas tyre, degradimin e vendit dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

“Kjo është protesta jonë. Nuk mund ta lëmë vendin të shkatërrohet. Duhet të jemi të gjithë në Tiranë kundër një qeverie që po shkatërron institucionet dhe po detyron shqiptarët të largohen nga vendi,” u shprehën qytetarët shkodranë para nisjes.

Protestuesit nënvizuan se udhëtimi i tyre drejt Tiranës është një mesazh i qartë se qytetarët nuk janë të gatshëm të heshtin përballë asaj që ata e quajnë keqqeverisje dhe korrupsion të institucionalizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related