Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku, i ftuar në Neës24, foli për vizitën e Antony Blinken në Tiranë dhe mbledhjen në Këshillin e Sigurimit ku pati një përplasje Kurti – Vuçiç.
Sa i përket vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Çejko tha se është shumë e rëndësishme, për atë që përfaqëson ai dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Ballkanin.
“ Kjo javë është java e Blinken, Ka nisur me lajmin që do vizitojë Tiranën e deri të dielën do diskutojmë mesazhet dhe axhendën e takimeve të tij. Kjo është një vizitë e rëndësishme për atë që përfaqëson ai dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Ballkanin. Përfshirë Kosovën dhe marrëdhëniet e vështirësuara me Serbinë.
Faktorët politikë në Shqipëri po përpiqen të mos e marrin shumë në konsideratë vizitën duke e parë si diplomatike. Qytetarët do të kuptojnë mesazhet e SHBA për politikën tonë. Çdo mesazh duhet parë me kujdes. Zyrtarë të tillë vizitojnë vende që kanë problematike. Një dorë amerikane në lidhje me aspiratat tonë është e rëndësishme”, tha ai.
Çejku foli edhe në lidhje me situatën në Kosovë pas mbledhjes së OKB-së.
