Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jung, ka deklaruar se bota tani po përballet me një zgjedhje historike: paqe apo luftë, dialog apo konfrontim. Kjo fjalë u tha gjatë ceremonisë hapëse të forumit Shanghai në Pekin, ku Kina përfitoi për të rikujtuar fuqinë e saj ushtarake dhe për të evidentuar se nuk do të lejojë ndërhyrje të huaja në çështjet që e konsideron të brendshme.
Ai theksoi se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe paralajmëroi se përpjekjet për pavarësi nuk do të pranohen nga Pekini. Gjithashtu tha se çdo ndërhyrje ushtarake e huaj në këtë zonë do të “zmbrapset pa mëshirë”.
Ministri gjithashtu bëri referim në konfliktet në Detin e Jugut të Kinës dhe pretendimet për sovranitet që Pekini i mbron si “të paprekshme”. Ai paralajmëroi se Kina do të reagojë menjëherë ndaj çdo provokimi që vlerëson se cenuan interesat e saj territoriale ose sovranitetin.
Deklarata e Dongut reflekton një linjë të fortë diplomatikë nga Kina duke parë situatën globale — ku tensionet politike dhe ushtarake po rriten, aleanca po forcohen, ndërsa natyra e konfliktit po bëhet gjithnjë e më shumë konkuruese. Kina duket se përgatitet për çdo skenar, pasi nuk pranon të shihet si vend pasiv ndërsa forcat ndërkombëtare të tjera përpiqen të ushtrojnë ndikim në zonat që ajo i sheh si të sajat.
