Afera “Partizani”, GJKKO thërret pesë dëshmitarë të rinj, mes tyre Bamir Topi dhe Fatmir Mediu

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur thirrjen e pesë dëshmitarëve të tjerë në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, ndërsa seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 20 korrik, në orën 11:00.

Mes personave të thirrur për të dëshmuar janë ish-Presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit sportiv “Partizani”, Isa Tare, si dhe Paro Laçi.

Sa i përket Isa Tares, GJKKO vendosi të përsërisë thirrjen për paraqitje në gjykatë, pasi deri tani ai nuk ka dhënë dëshmi. Familjarët e tij kanë pretenduar se ai vuan nga demenca dhe nuk është në gjendje të paraqitet.

Megjithatë, SPAK argumentoi se në dosje nuk ekziston një akt zyrtar që të vërtetojë heqjen e zotësisë për të vepruar apo paaftësinë ligjore të Isa Tares për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas organit të akuzës, pretendimi është bërë vetëm nga familjarët, ndaj, në mungesë të një dokumentacioni ligjor përkatës, gjykata vendosi që thirrja ndaj tij të përsëritet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related