Këto janë plazhet për të cilat njerëzit ankohen më shumë në Evropë

Data

Plazhi i Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar është shpallur si plazhi më i ankuar në Europë, sipas një raporti të publikuar nga kompania teknologjike Cloudwards, i cili bazohet në analizën e më shumë se 1.3 milionë vlerësimeve në TripAdvisor për 200 prej plazheve më të vizituara në botë.

Çdo vit, miliona turistë drejtohen drejt destinacioneve më të njohura bregdetare të Europës me ëndrrën për një arratisje perfekte, por realiteti shpesh rezulton zhgënjyes. Ndër ankesat më të shpeshta renditen mbipopullimi, papastërtia dhe zhurma – me Europën që dominon listën globale për mbingarkesë.

Bournemouth, në majë të listës europiane të ankesave

Bournemouth, që ndodhet në jug të Anglisë, u rendit si plazhi më problematik në kontinent dhe i pesti në nivel global. Vizitorët ankohen për plazhin e mbushur tej mase, mungesën e pastërtisë dhe përvojën larg asaj që ofrohet në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related