Donald Trump emëron një aleat besnik për të drejtuar FBI-në, presidenti i zgjedhur i SHBA kërkon transformim rrënjësor të agjencive të zbatimit të ligjit

Data

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur një ish ndihmës, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale të Hetimit, një agjenci që Patel e ka kritikuar shpesh

Ish-shefi i shtabit të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së në administratën e parë të Trump, Patel ka qenë një mbështetës i palëkundur i presidentit të ardhshëm republikan.

Përzgjedhja është në përputhje me pikëpamjen e Trump se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës të qeverisë kërkojnë një transformim rrënjësor dhe dëshirën e tij të deklaruar për ndëshkim kundër kundërshtarëve të supozuar.

Që Patel të merrte këtë detyrë, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, do të duhej të jepte dorëheqjen ose të shkarkohet në janar, kur Donald Trump të marrë drejtimin e vendit.

Patel “luajti një rol kyç në zbulimin e mashtrimit të Rusisë, duke qëndruar si një avokat për të vërtetën, përgjegjshmërinë dhe Kushtetutën”, shkroi Trump të shtunën mbrëma në një postim në mediat sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related