Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 9-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar menjëherë me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.
